Ballina Aktualitet Prokurori Dado ironi me Kryebashkiakun Veliaj: Kërkoi leje të marrë pjesë në...

Prokurori Dado ironi me Kryebashkiakun Veliaj: Kërkoi leje të marrë pjesë në Asamble, në gjyq thotë s’vij dot!

22
0

Prokurori i SPAK, Ols Dado ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nuk paraqitet si emergjente dhe për këtë arsye nuk ka një situatë që të justifikojë shtyrjen e seancës në GJKKO.

Më herët, Veliaj kërkoi që të shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me pretendimin se nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të gjendjes së këmbës.

overlay-clever

Prokurori deklaroi në gjykatë se Veliaj ka kërkuar për të marrë leje për të marrë pjesë fizikisht në aktivitete të tjera, duke iu referuar Asamblesë Kombëtare të PS-së, pa u penguar nga gjendja e këmbës.

“Në dijeni të SPAK, i pandehuri nuk ka pasur gjendje emergjente shëndetësore. Thuhet që ka nevojë për ndërhyrje. Në dijeninë time, e di që ka pasur komunikime me email nga mbrojtja e Veliajt. Drejtoria e Burgjeve ka arsyet e saj dhe po e ndjek në mënyrë strikte rregulloren. Gjendja nuk është emergjente”, u shpreh Dado.

Në përfundim, GJKKO vendosi që seanca gjyqësore të vijojë pa praninë fizike të Erion Veliajt.