Ballina Politika Enveri në mes të Tiranës, Stalini pranë Parlamentit… Shqipëria drejt Europës së...

Enveri në mes të Tiranës, Stalini pranë Parlamentit… Shqipëria drejt Europës së Kos-it me pinjollin e sigurimit dhe sigurimsave!

80
0

Në mes të Tiranës, në mes të ditës, vetëm pak hapa larg Parlamentit të Shqipërisë, Enver Hoxha, Stalini, ylli i kuq dhe drapri e çekani janë rikthyer në piedestal. Jo në një muze të diktaturës, jo në një ekspozitë për krimet e komunizmit, por në një instalacion publik ku diktatori shqiptar nderohet si arkitekti i socializmit.

Dhe e gjitha kjo ndodh sot, më 17 nëntor, në 82-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Pikërisht në përvjetorin që kujton fundin e pushtimit nazist, por që nuk mund të ndahet nga një tjetër kapitull i përgjakshëm: vrasjet pa gjyq të intelektualëve dhe qytetarëve të kryeqytetit nga komunistët në ditët përpara çlirimit.

Në vende të tjera ish-komuniste, përdorimi propagandistik i simboleve sovjetike është kufizuar me ligj. 35 vjet pas rrëzimit të regjimit, portretet e diktatorit vazhdojnë të shfaqen në mes të kryeqytetit si objekte adhurimi. Për socialistët, trashëgimia politike e ish-Partisë së Punës është një histori që nga parimet po trashëgohet me tendera, Enveri pati probleme me Beqirin, Rama ka probleme me Belinden, madje me po ata mbiemra, po ata pinjollë.

Opozita që i hedh molotov biznesve  sot nuk i shkrepi as kapsolla. Ata që e vuajtën diktaturën, ata qe e urryen ate, sot kishin te drejte ti kërkonin palacove te opozitarizmit, se nuk duhet te lejonin skena të tilla, që benin se i qanin hallin qytetarve , ndërsa mes Tiranes “shetiste” Enver Hoxha me Stalinin. Me siguri duke i kërkuar koalicion Qorrit dhe Veliajt, partia e lindur  nga lëvizja antikomuniste e dhjetorit 1990, ata që  flasin për të përndjekurit politikë, për burgjet, internimet dhe pushkatimet e diktaturës, nuk mund të reagonin sot. Enveri dhe Stalini vazhdojnë të jenë në memorien e ayre që ende drejtojne opozitën dhe ashtu siç e pranuan Tiranwn edhe me votat e Hysni Milloshit, tani e kerkojnë edhe me Veliajn.

Shumë nga ata të rinj që protestojnë, që rrihen, që gjobiten, që dhunohen, që po u vritet shpresa, nuk e mbajnë mend surratin e Enverit dhe Stalinit. Ata thjeshtë dijnë që këtë vend e drejtojne ata qe i zinte gjumi le librat e Enverit dhe Stalinit dhe ende pas 36 vitesh nuk i nxjerrin nga shpirti. Enveri dhe Stalini ishin sot mes Tiranës pë tu thënë të rinjve se shpresa e tyre kanë mbetur palacot e Marta Kos, për ti cuar në europe, qe këtu të gezpjnë paratë e vjedhura pinjollet e komunizmit!

Vetëm 100 metra nga ky turp, vajza studente u dhunuan nga policia sepse protestonin për një jetë më të mirë. Ca pleq te tredhur qe pinjollet e tenderave ne pushtetin e atij qe bejne sikur e fyejne kur i permendin emrin e babes, po ne fakt kane nostalgji, ju kishin pergatitur banderat, therriten emrin e diktatorit…ato qe pati miq edhe babain e kryeministrit dhe kryetarin e opozites. Ndaj studentet dhunohen në diten e çlirimit të Tiranes! Ndaj ata çdo ditë shihen si heronj…dhe palaçot e politikës si banorë qelie!