Ballina Kronika GJKKO dënon ish kryebashkiakun socialist të Memaliajt Gjolek Guci

GJKKO dënon ish kryebashkiakun socialist të Memaliajt Gjolek Guci

35
0

GJKKO ka dënuar ish kryebashkiakun socialist të Memaliajt Gjolek Guci. 2 vite burg i cili ulet në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar ka qene vendimi i GJKKO.

‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Gjolek Guci dhe Edmonda Harizi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim;, thuhet në njoftimin e Gjykatës

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Gjolek Guci dhe Edmonda Harizi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri, me vendimin nr. 72, datë 18.11.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjolek Guci, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me  2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit Gjolek Guci i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Heqjen e së drejtës për të pandehurin Gjolek Guci për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Edmonda Harizi, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Edmonda Harizi,  i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet 8 (tetë) muaj burgim. Heqjen e së drejtës së të pandehurës Edmonda Harizi për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

3. Shpenzimet proceduriale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 09.02.2026, në shumën 38.925 Lek u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi solidarisht me bashkëtëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim penal, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi, në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.