CAS jep vendimin përfundimtar nesër për kampionin e Afrikës. Do të jetë një ditë një ditë vendimtare për Senegalin dhe Marokun. CAS ka njoftuar federatat respektive se do të zyrtarizohet fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të tregojë pas 310 ditësh se kush e meriton ta mbajë titullin në Afrikë. Kujtojmë se sfida u luajt më 18 janar të këtij viti në Rabat.
Senegali fitoi në fushë me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Fillimisht ekipi kishte braktisur fushën për rreth 15 minuta, pasi u akordua penallti për Marokun.
Penalltia e Marokut u prit dhe Senegali fitoi në shtesa. Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi pas ankesës së Marokut, që t’i jepte titullin këtyre të fundit. Senegali reagoi duke e dërguar çështjen në CAS.







