Ballina Aktualitet Drejtor kur një qytetar të kërkon ndihmë edhe mund ta ngrejë zërin,...

Drejtor kur një qytetar të kërkon ndihmë edhe mund ta ngrejë zërin, po është turp që policia mban të bllokuar një derë shtëpie 10 orë

144
0

Nga Artur Llana 

Një ngjarje e paprecedentë më ka ndodhur sot duke dashur të hyjë në shtëpinë time. Një makinë e parkuar ted era nuk më lejonte të hyja dhe aq më shumë që kishte mbi dhjetë orë duke qenë e parkuar aty. Familjarët më thanë se kishin tentuar të komunikonin me sallën operative po nuk i hapej numri gjë të cilën e provova edhe vetë. Gjithsesi dashamirësia ishte të hiqej makina të hynim në shtëpi, aq më shumë që është edhe pronë private.

I kam telefonuar drejtorit të Policisë Durrës, pa dashur të abuzoj me pozicionin e gazetarit dhe i kam thënë se policia nuk na përgjigjet. Nuk dua të komentoj fjalinë e tij që ‘mos ma ngre zërin’ se mesa duket e përdorka shpesh në vendin e punës. Biseda është e rregjistruar dhe nuk i kam ngritur zërin po i kam  kërkuar ndihmë për të hyrë në shtëpi. Pas 20 minutash ka ardhur një polic rrugor që pasi ka bërë disa foto dhe pasi ka bërë edhe punën e tij është larguar duke marrë besimin tim pasi ishte i shqetësuar për ndonjë konflikt. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur para më shumë se dy orësh, pasi vuri një gjobë polici për bllokim dere ende dera e hyrjes së shtëpisë e theksoj është pronë private, vazhdo të jetë aty makina.

Ajo që më bëri përshtypje ishte komunikimi i një drejtori policie jo me një gazetar se as që dua ta dij për këtë gjë edhe pse kam 30 vjet në këtë punë, as edhe për turpësisht sjelljen e tij se nuk kishte karrotrec dhe se nuk kishte cfarë të bënte. Që unë jam ja 50 kile më shumë se drejtori i Policisë kjo nuk do diskutim, që unë jam para shtëpisë time dhe ai në një zyrë shteti ku një qytetar i kërkon ndihmë as edhe kjo nuk do diskutim. Po si mundet vallë në mes të Durrësit , ku mund të jetë edhe një rast sëmundje, një drejtor policie të tregon tonin në vend që të merret me shqetësimin.

Drejtor, kushdo qofsh se kam parë shumë e shumë si ti, edhe duke ikur e duke shurruar në brekë, unë kam telefonuar si qytetar dhe mandati im nuk është ai që të sërvirin ty shefat.

Të kam kërkuar ndihmë dhe ndoshta me zë të lartë pasi as edhe një urgjencë për një fëmijë të vogël që kemi në shtëpi nuk hynte dot! Kur të bësh kontrollin rreshtor në mëngjes apo të ndash detyrat e servilave të tu edhe mund ti thuash mos ma ngri zërin. Mua dhe askujt qytetar të Durrësit që i kërkon ndihmë shtetit kurrë. Harroje edhe mos u emociono se të thashë drejtor për respekt. Je thjeshtë një shërbyes i ligjit që nëse do ishte një tjetër shtet do ta kuptoje se sa rëndë gabove. Tani ora është 17.00 dhe ende dera e shtëpisë është e bllokuar. Kjo është policia e shtetit. Kjo është kur I “ngre” zërin drejtorit!

Drejtor! Nuk kam mundësi të blej karrotrec për Drejtorinë e Policisë! Po ta dija se do të rrije edhe ti gjatë si të tjerët do ta kisha paguar vetë. Mu desh të paguaja drekën! Dhe mos harro për të drejtën time, për ata që paguhen me taksat e këtyre qytetarëve jo vetëm ta ngrejë zërin. Mos u tremb nga unë se andej nga periferia edhe kërkon falje kur ta ngrenë zërin. Unë do të besoj verbërisht sa kohë të jesh përfaqësues i shtetit i ‘policisë që duam”. Duke kërkuar ata që janë në kërkim nuk keni si e gjeni mundësisht drejtuesin e nje një makinë të parkuar që ka zënë derën e shtëpisë. Ju mirëkuptoj. Zoti na ruajt edhe ne!