Ballina Aktualitet “Pas 9 vitesh, s’do ta shohim më në bankë”/ Shkolla “Fan Noli”...

“Pas 9 vitesh, s’do ta shohim më në bankë”/ Shkolla “Fan Noli” reagon për vrasjen e Martin Canit

106
0

Shkolla “Fan Noli” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme, ku 14-vjeçari Martin Cani ndërroi jetë. Në faqen e shkollës është publikuar foto e 14-vjeçarit të ndjerë, teksa thuhet se sot mësimi ka nisur ndryshe, pa Martinin, i cili për 9 vite ka ndjekur mësimin në këtë institucion arsimor.

“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm të gjithë, mësues, shokë e shoqe, çdo prind dhe çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më. Qofsh i parajsës, engjëll!”- shkruhet në reagim.