Ballina Sport Deklarata befasuese nga Sergio Busuqets

Deklarata befasuese nga Sergio Busuqets

43
0

Ish-mesfushori i Barcelonas, Sergio Busquets kohët e fundit krahasoi MLS dhe La Ligan.

Lojtari spanjoll i dha fund qëndrimit të tij 18-vjeçar me skuadrën katalanase kur vendosi të transferohej në MLS. Ai bëri 722 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Barçën, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 45 asiste.

Busquets fitoi La Liga nëntë herë dhe fitoi tre herë Champions League. Duke krahasuar nivelin e MLS me nivelin e La Ligas, ai tha për Be Soccer:

“Është një kampionat shumë i mirë, më shumë nga sa mendojnë njerëzit, dhe, si në të gjitha kampionatet, ka skuadra që përcaktojnë mënyrën e tyre të lojës më shumë.

“Ndoshta, në Spanjë, skuadrat kanë kontroll më të madh taktik dhe teknik. Niveli është i ngjashëm, nuk do t’ju them se është i njëjtë, por është mjaft i ngjashëm”.

Që nga transferimi tek Inter Miami, Busquets ka bërë 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet për ekipin, por ende nuk ka shënuar golin e tij të parë.

Atij i janë bashkuar edhe ish-shokët e skuadrës te Barcelona, Lionel Messi, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu