Ballina Politika Apeli e la pa vulë, Basha heq logon dhe sloganin e PD...

Apeli e la pa vulë, Basha heq logon dhe sloganin e PD nga selia

64
0

Pasi Gjykata e Apelit e la pa vulë dhe ia kaloi atë Sali Berishës, Lulzim Basha është ‘zhveshur’ nga privilegjet që i jepte drejtimi i partisë më të madhe opozitare në vend. Në selinë ku ushtron funksionin, kanë nisur ndryshimet.

Logoja dhe slogani i Partisë Demokratike janë zhdukur dhe tashmë janë zëvendësuar me logon dhe sloganin e ri.

Pas vendimit të Apelit, Lulzim Basha në mbledhjen me ekipin vendosi që t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs. Por teksa procedurat ligjore do marrin kohën e tyre, Basha duket se ka zgjedhur të mos mbetet pa një identiteti politik.