Ballina Sport Tirana tregon forcën dhe i jep leksion Dinamos

Tirana tregon forcën dhe i jep leksion Dinamos

42
0

Tirana ka arritur të fitojë ndaj Dinamo City me shifrat 2-3, duke e nisur kështu vitin 2024 me një fitore fantastike.

Dinamo ishte ajo që arriti të kalonte dy herë në avantazh, me Zabërgja në minutën e 25’ dhe me Andonin në minutën e 46’.

Në pjesën e dytë ishte Tirana që zgjohet dhe fillon përmbysjen e madhe.

Ai që ngushtoi shifrat ishte Hoxhallari në minutën e 56’, ndërsa vetëm tre minuta më pas, Deliu barazon rezultatin.

Tirana u përpoq të gjente epërsinë dhe e arriti këtë gjë në minutën e 82’ falë një 11 metërshi nga Latifi.

Me këtë fitore, Tirana renditet tashmë në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e pestë me 22 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu