Gazetari Julian Kasapi është shprehur se në vitin 2021 në burgjet e Guaiaquil në Ekuador nuk kishte asnjë shqiptar të burgosur, përveç Dritan Rexhepit.
Komentet Kasapi i bëri në një emision televizv , ku tha se trazirat e ditëve të fundit në Ekuador kanë ardhur pasi presidenti i vendit përmendi me emra e mbiemra 22 grupet kriminale që operojnë në vend dhe premtoi krijimin e dy burgjeve të sigurisë së lartë.
“Kur isha në vitin 2021 nuk kishte asnjë të burgosur shqiptar në burgjet e Guaiaquil, përveç Gramos Rexhepit, i cili tashmë është në Turqi. Krerët e grupeve në Ekuador nuk preferojnë të qëndrojnë në burg, të kalojnë vitet e tyre në burg.
Në burgjet e Ekuadorit, presidenti përmendi 22 grupe kriminale dhe premtoi ngritjen e dy burgjeve të reja të sigurisë së lartë. Prandaj ndodhi diçka e tillë në Ekuador.
Pra u përmendën të gjitha grupet kriminale me emra e mbiemra, pra ishte hera e parë që po bëhej diçka. Nuk e di sa do të bëhet, por imagjino kur arratisen këta të burgosur…”, tha Kasapi.