Ballina Dossier IN MEMORIAM/ Petraq Kole, një jetë me talentin e tij i dha...

IN MEMORIAM/ Petraq Kole, një jetë me talentin e tij i dha jetë e gjallëri Leskovikut

106
0

Luljeta Sono, Maksim Rushi

Qyteti  i  Leskovikut prej ditësh ka humbur dhe vajton për birin e tij, Petraq Kole! Prej largimit fizik të tij, dhimbja është ulur këmbëkryq dhe qytetin e ka zaptuar një heshtje hijerëndë.  Fytyrat  e qytetarëve të saj i ka mbuluar zymtësia kurse  shpirtrat  dhimbja. Nuk e besojnë  ende  atë lajm shokues që tronditi thellë shpirtrat e tyre qysh në mbrëmjen e asaj dite . Nuk e  kanë   të  lehtë  të  pranojnë se nuk do të  shohin më kurrë bashkëqytetarin aktiv, të buzëqeshur e të komunikueshëm, që nuk iu nda qytetit të tij gjithë jetën, por qëndroi, veproi, jetoi dhe dha frymë në atë vend të bekuar, qytetin e vogël juglindor shtrirë rrëzë malit të Melesinit. Me Leskovikun krijuan një simbiozë të përkryer ky Petraqi u rrit me vlerat, traditën, kulturën, artin leskoviqar dhe në këmbim I dha një jetë mbushur plot me aktivitete, i dhuroi talentin e tij, krijimtarinë, shpirtin e gjerë dhe të dlirë.

Por kush ishte Petraqi, ky njeri i pazakontë…

Petraq Kole ishte djali i vetëm, mes 4 motrave, të një familje të thjeshtë, të ndershme dhe punëtore. Ata gëzonin respektin e të gjithëve.Ai ishte nje fëmijë i shëndetshëm e shumë i shkathët, nga ata që nuk linin dy gurë bashkë, por brenda limiteve të moshës fëmijnore. Në shkollë ishte i rregullt dhe me shumë talente. Aktiv e i kudondodhur. Merrte pjesë në të gjitha aktivitetet artistike e sportive te shkollës “Jani Vreto”. Shkolla, ishte institucioni i cili u bë qendra kryesore e gjallërimit te jetës qytetare leskoviqare. Me rritjen dhe edukimin e tij, qytetit iu shpalos një talent i rrallë, që dinte të aktronte, të këndonte, të interpretonte me pasionin e një njeriu që fshihte brenda vetes së tij elementin e një artisti të mirëfilltë.Petraqin e gjeje si aktor në teatrin e shkollës, këngëtar në kor dhe sidomos si intrepretues i këngës popullore leskoviqare, valltar në grupin e valleve e sidomos futbollist në skuadrën e shkollës e deri pjesëtar i ekipit të Gramozit.  Në vitin 1976- 77 Petraqi mbaroi studimet në Institutin e Mjeshtërisë Sportive “Vojo Kushi” Tiranë , dhe po atw vit u emerua mësues i Edukimit Fizik në shkollen e mesme ” Jani Vreto “. Ne mjediset e institutit të lartë sportiv, u dallua për talentin e tij të jashtëzakoshëm në futboll, ku u përfshi në disa ekipe, dhe për hir të kontributit në këtë fushë, ai morri pseudonimin “Pele”, duke u dalluar për grintën, saktësinë, shpejtësinë në fushën e lojës, korrektësi, nuk bënte ndërhyrje të gabuara ndaj kundërshtarit dhe asnjëherë gjeste anti-sportive duke treguar pjekuri dhe pasion në cdo ndeshje ku merrte pjesë në formacion.

Me këmbënguljen e tij, në këtë kohë u ndërtuan terrenet sportive para shkollës.Fushat e volejbollit dhe basketbollit u ndertuan nga themeli me kalldrem e dranazhim. Te gjitha terrenet me fushat, këndin e veglave, pistën e vrapimit e rregullimi i ambjetit rreth e rrotull u ndërtuan vec te tjerëve nën kujdesin e tij. Petraqi u aktivizua dhe me ndërtimin e fushës së futbollit të qytetit pranë ish repartit ushtarak. Vec mësuesisë u aktivizua si tranjer futbolli për fëmijët e shkollës dhe skuadrës së qytetit  ” Melesini ” të cilën me përpjekjet vetjake të tij e besueshmërinë që kishte krijuar në federatë kur ishte student e federoi ne kategorinë e tretë të kampionatit kombëtar. Skuadër që u aktivizua për shumë vjet nën trajnimin e tij. Në ato vite shkolla kishte aktivitet te shtuar sportiv. Ky grup mesuesish ku dallohej Petraqi organizonte e realizonte spartakiada sportive ndemjet klasave dhe ndermjet shkollave te rrethit, organizonte manifestime te përviteshme, ku merrnin pjese gjithe nxenesit e shkolles, kampionate futbolli mes klasave e ne qytet mes ndermarjeve e tj. Petraqi ish kampion ne pingpong.Vec këtyre Petraqi nuk hoqi dorë asnjëherë nga teatri i shkollës apo qytetit, nga festivalet e këngës sidomos si interpretues i kenges e valles popullore leskoviqare, si veprimtar pranë pallatit të kulturës “Muco Qulli”, Leskovik

Petraqi artist…

Në shpërfaqjen e vlerave të tij Petraqi nuk ishte thjesht një sportist profesionist..Ai që në moshë të hershme provoi të përcillte emocione të forta përmes interpretimit të këngës, valles popullore, parodisë dhe skeceve të ndryshme..Në qoftë se dikush e shijonte shfaqjen për herë të parë, do të ruante në memorie gjithë talentin dhe pasionin e Petraqit të të bërit art..Nuk do ta dallonte dot nga më profesionistët, sepse kur hynte në skenë, ai jetonte me personazhin, frymonte nën petkun e këngëtarit, vallëtarit, aktorit duke e gjallëruar momentin të cilin i ishte besuar nga organizatorët e pallatit të kulturës të qytetit të Leskovikut.Cfarë e bëntë kaq të suksesshëm ishte shpirti i artstit, dashuria për jetën dhe njerëzit, energjia e ngrohtë plot pozitivitet që e dhuroi pa kursim që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.Kudo përreth tij kishte buzëqeshje dhe dashuri pa kushte, sepse me butësinë dhe fisnikërinë e tij ai kishte fuqinë të ngjiste vec buzëqeshje dhe ngrohtësi shpirtërore..sepse jetonte në paqe të brendshme me veten dhe të tjerët si një njeri që cdo ditë e shpenzonte në të mirë të komunitetit ku jetoi.Ishte kjo arsyeja pse qytetarët e Leskovikut u dëshpëruan dhe gjithashtu u ndjenë keq se “Pele-ja” i tyre nuk e kishte marrë titullin “Nder i qytetit” që akordohet nga Bashkia. Ata ndjenin pikëllim dhe një detyrim që nuk ishte realizuar sepse Petraqit nuk ju dha ndonje vleresim per vitet që kontriuboi pa pushuar dhe që jetën monotone u përpoq ta kthente në një jetë të zhurmshme. Njerëz të tillë i takon rrallë në jetë,,,dhe nëse i takon së paku njëherë, nuk i harron dot kurrë.Dhe iku ashtu Petraqi i dashur, heroik  i pazhurmët, fisnik i pafjalë, i vdekur në pavdekësi..Dhe iku në vjeshtën e tretë, mbuluar me gjethe lisash dhe shtëllunga resh të përziera, iku pa gjurma lavdie, pa hosanara hipokritësh, pa kurora lavdish të rreme, iku sic dinë të ikin gjithë shpirtërat e mëdhenj: të përulur dhe të patrazuar..me një “Lamtumirë” dashurie, një lamtumirë zemre për gjithë ata që e deshën dhe me gjithcka krijoi dhe la pas… Dhe në vdekatarëve të zakontë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të vazhdojmë të mbajmë gjallë kujtimet e një njeriu vdekshmërisht të pavdekshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu