Ballina Politika Karabina: PD do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet e veta

Karabina: PD do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet e veta

34
0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina u shpreh në “Ekspres” se demokratët do e kushtëzojnë votën në parlament me propozimet e veta.

Pa asnjë diskutim ne do e kushtëzojmë votën tonë në parlament me propozimet tona. Në të kundërtën kjo qeveri do të tregoi që ka si qëllim interesat e veta dhe është një qeveri anti-kombëtare,” u shpreh ajo.

Ne do i imponohemi mazhorancës,” tha zyrtarja demokrate, “që të bëhen ndryshimet e kërkuara në sistemin zgjedhor aktual, i cili fatkeqësisht ka goditur demokracinë edhe me ndryshimet kushtetuese të 2008. Në 15 nëntor PD-ja ka dorëzuar propozimet e veta duke kërkuar lista të hapura, baraz peshim të votës në shkallë kombëtare, votën e emigrantëve shqiptar.

Ndaj në pluralizëm partitë në parlament përfaqësohen në dy kampe, pozitë dhe opozitë dhe kush e ka thënë që nuk do të ketë bashkim votash të dy palëve të çështjes madhore në shërbim të qytetarëve,” tha znj. Karabina.

Duke komentuar rikthimin e z. Basha dhe daljes së tij në një komunikim me median pas 5 muajsh mungesë, znj. Karabina theksoi se, “ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në PD dhe kur bërë një tërheqje për të mirë të partisë, ai është deputet në Parlament. Z. Basha që kur mori votëbesimin e demokratëve që kur mori PD-në ka zhvilluar qindra takime me demokratët në rreth të ndryshme.

Ajo u shpreh se “Basha në të gjithë Shqipërinë ka riaktivizuar strukturat të cilat kanë qenë të pambështetura, inaktive. Kjo periudhë ka qenë një domosdoshmëri për të riformatuar PD-në, një proces në fakt që ende nuk ka përfunduar, sepse nuk duhet të nxitojmë për të zgjedhur njerëzit më përfaqësues.

Për zëdhënësen, nuk ka qenë e lehtë për PD-në pas investimit që ka bërë establishmenti për mos e pasur alternativë qeverisëse këtë parti.

Gjatë kësaj kohe ne kemi punuar për të evidentuar anëtarësinë tonë dhe pa pasur një parti të vitalizuar ne nuk mund të kërkojmë mbështetjen tek qytetarët. Partia Demokratike dhe në kuvendin e 2 shtatorit ka përcaktuar agjendën e saj politike. PD-ja në devizën e saj të politikëbërjes është orientimi euro-atlantik dhe perëndimor dhe ne nuk kemi ngjasa që të dalim në kundërshtim me aleatët tanë perëndimor,” theksoi ajo.

Sipas saj, kryeministrit Rama i intereson që të ketë përballë njerëz të cilët janë të sanksionuar, kërkon që të ketë një opozitë që nuk vjen dot në pushtet, sepse kjo është mënyra që e mban atë në pushtet.

Kushti i vetëm për gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me PD-në zyrtare është mosbërja kompromis kundër interesave të partnerëve tanë ndërkombëtarë, mbështetje për punën e SPAK dhe të jenë të pakorruptuar,” u shpreh znj. Karabina.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu