Personi në foton e mësiperme është Zamir Kalemi, shënjestra e atentatit të ndodhur pak para mesnatës, 12 janar, te rrethrrotullimi i Selitës.
Ai është vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësië shqiptare dhe atë greke, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës disa vite më parë, kujtojmë se më herët kushëririt të Kalemajve, Aleksandër Sadikajt, ju vendos tritol në automjet, duke e hedhur në erë.
Mbrëmjen e 12 Janarit, teksa Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi, por duke i shpëtuar kështu atentatit.
Ai mori vetëm një plumb në këmbë, ndërkohë bëhet me dije se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.