Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në një minierë në qytetin Pingdingshan, në Kinën qendrore, njoftuan zyrtarë kinezë të shtunën.
Ata janë zotuar se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë dhe se do fillojnë kontrollet e sigurisë në të gjitha miniera e qytetit.
Inspektimet e sigurisë në vendin e pasuruar me thëngjill Pingdingshan, provinca Henan, mund ta ndërpresë prodhimin e thëngjillit atje dhe t’i kufizojë furnizimet me thëngjill.
Nëntorin e kaluar, çmimet e thëngjillit në Kinë u rritën, pasi Qeveria e vendit u zotua për t’i shtuar kontrollet e sigurisë, si pasojë e rritjes së numrit të të vrarëve në aksidente në rajonin kryesor të prodhimit të thëngjillit, Shanxi.
Zyra për menaxhimin e emergjencave e Pingdinshanit tha se aksidenti ndodhi të premten pasdite, si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë.
Deri të shtunën në mesditë u konfirmuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur. Agjencia tha se do të bëjë plane konkrete për t’i shpëtuar të zhdukurit dhe për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, raportoi se 425 njerëz po punonin nëntokë kur ndodhi aksidenti.