Ballina Kronika Po digjte mbeturinat, 67-vjeçarja nga Malësia e Madhe pëson djegie dhe përfundon...

Po digjte mbeturinat, 67-vjeçarja nga Malësia e Madhe pëson djegie dhe përfundon në spital

53
0

Një 67-vjeçare nga fshati Tamarë në Shkodër, ka pësuar djegie të lehta pasi po digjte mbeturinat në oborrin e banesës.

Policia thotë se 67-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për  djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja  L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu