Ballina Kosovë Hoti i përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit, pas letrës që...

Hoti i përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit, pas letrës që ia çuan Bakoyannisit

16
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin pas anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Hoti tha se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë ta arkivuara në kuvend.

“Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër”, shkroi Hoti.

Se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e ka përmendur edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.