Ballina Politika Ministri Balla propozon ndryshime ligjore, ja kërkesa e tij në Komisionin për...

Ministri Balla propozon ndryshime ligjore, ja kërkesa e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare

10
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për shtetësinë”.

Në fjalën e tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Balla u shpreh se nevojiten ndryshime të reja në Kodin Rrugor me qëllim rritjen dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.

“Dua të kërkoj mbështetjen e këtij komisioni dhe grupeve parlamentare për ndryshime të reja në kodin rrugor për rritjen dhe përmirësimin e sigurisë rrugore

T’i japim fund një vonese të pakuptueshme që ka të bëjë me një akt për të cilin secili duhet të ndiejë përgjegjësinë e detyrës që mban”, tha Balla.

Duke u ndalur më tej në ligjin “Për Shtetësinë”, ministri vlerësoi se duhet të hiqet detyrimi i çdo shtetasi me kombësi shqiptare që për të marrë shtetësinë e vendit amë, duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.

Ai po ashtu, kërkoi që shtetësia t’i jepet edhe talenteve në fusha të ndryshme, nën moshën 18-vjeç.

“Vlerësoj se ne duhet të heqim menjëherë detyrimin e çdo shtetasi me kombësi shqiptare që për të marrë shtetësinë e vendit amë, duhet të marrë provimin e gjuhës shqipe.

Po ashtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj që për procedura e dhënies me procedurë të veçantë kryesisht në fushën e sportit, por jo vetëm, kur bëhet fjalë për një talent, ne të mundësojmë që Ministria e Brendshme dhe presidenti të japë shtetësinë edhe nën moshën 18 vjeç”, tha Balla.