Ballina Politika Kuvendi letër zyrtarit të DASH, i kërkohet ndihmë për ngritjen e Komisionit...

Kuvendi letër zyrtarit të DASH, i kërkohet ndihmë për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit

49
0

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin për t’i kërkuar ndihmë në lidhje me ngritjen e Komisionit Parlamentar të Dezinformimit.

Ky Komision mori dakordësinë e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme dhe të enjten do të kalojë në parlament.

Nikolla fton zyrtarin e DASH të vizitojë parlamentin e Shqipërisë dhe të jap vlerësimin dhe eksperiencën e tij.