Ballina Aktualitet Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në...

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

18
0

Një turiste gjermane ka rënë nga ujërvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe pjesë të trupit.

Fillimisht ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas është nisur me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë nga ujëvara, ku dhe është lënduar rëndë.