Ballina Kronika I çonte sms te telefoni i gjyshit/ I moshuari akuzohet se ngacmonte...

I çonte sms te telefoni i gjyshit/ I moshuari akuzohet se ngacmonte të miturën, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Devoll

29
0

Zbardhen detaje nga ngjarja në Devoll, ku një 64-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjecare. Sipas burimeve zyrtare nga policia, 64-vjeçari akuzohet se ka kaluar edhe në kontakt fizik, bazuar në disa shenja që vajza ka në trup.

Do jenë veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do t’i bëhet vajzës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale. Gjithashtu policia sqaron se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares.

Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje.

Ndërkohë, i moshuari njihet në zonë si njeri problematik.

Gjyshi i 13-vjeçares, që dyshohet se është ngacmuar nga një 64-vjeçar në Devoll ka treguar më tepër në lidhje me atë që ka ndodhur.

Gjyshi shprehet se autori është një i njohur i familjes, i cili në raste të caktuara çonte edhe urime. Sipas tij, familjarët kanë zbuluar mesazhe mes vajzës dhe burrit në moshë, ku ata flisnin për faktin se ku do ta linin takimin e radhës. Gjyshi tregon se autori është dënuar më parë për vrasje dhe përdhunimin e një gruaje në fshat.

Gjyshi i vajzës: Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjecarin,ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet.

Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo(mbesa)erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh cfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen.

Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 dhe ai 64 . Në gjak jemi, por të largët, por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha.

Ai ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lek në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova, ne e dinim cfarë mund ta ndihmonte atë.

Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë(64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille.

E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp…si t’iu thuash….