Ballina Kulturë Dokumentari “Muharrem Fejzo-In Memoriam” në nderim të figurës së kineastit

Dokumentari “Muharrem Fejzo-In Memoriam” në nderim të figurës së kineastit

32
0

Dokumentari “Muharrem Fejzo-In Memoriam” vjen për publikun pas premierës së filmit të restauruar “Gunat përmbi tela”. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit këtë muaj ia ka kushtuar regjisorit Muharrem Fejzo. Sot mbushen 91 vite nga lindja e tij dhe Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se dokumentari që shfaqet këtë mbrëmje është një premierë në nder të artistit shumëplanësh të artit shqiptar. “Muaji maj i takon nderimit të figurës së kineastit Muharrem Fejzo”, shprehet arkivi. Dokumentari nga Namik Ajazi, me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, shfaqet premierë këtë mbrëmje në kinema Millennium në Tiranë. Muharrem Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Muharrem Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”. Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden “Operacioni zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989. Muharrem Fejzo lindi më 24 maj 1933 dhe vdiq më 22 nëntor 2020.