Ballina Politika “Problem, burokracitë italiane dhe rregullat e BE”, Rama skeptik për marrëveshjen për...

“Problem, burokracitë italiane dhe rregullat e BE”, Rama skeptik për marrëveshjen për emigrantët: Si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë?

22
0

“Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”. Kështu u shpreh kryministri italian Edi Rama për mos hapjen në kohën e parashikuar të dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin. Në një intervistë për gazetarin e “La Repubblica”, Gerardo Greco, kreu i qeverisë shqiptare ia faturoi përgjegjësinë mos realizimin në kohë të këtij projekti qeverisë italiane.

Hapja e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër ishte planifikuar më 20 maj, por u shty për shkak se punimet nuk kishin përfunduar.

Për kryeministrin Edi Rama problem do të jetë funksionimi i tij, pasi do të jetë shumë e vështirë për procedurat dhe menaxhimin e 3 mijë personave në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane.

Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i saj! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”.

Marrëveshja për emigrantët e Italisë me Shqipërinë u prit me kundërshti nga opozita e të dy vendeve.

30 deputetë të opozitës e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se marrëveshja Rama-Meloni shkel Kushtetutën, por që u hodh poshtë nga ky institucion.

Më 22 shkurt marrëveshja u ratifikua në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati vetëm 10 minuta me 77 vota pro. Votave të Partisë Socialiste iu bashkua edhe PDIU.

Ndërsa më  herët më 15 shkurt, senati italian e miratoi projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri, për marrëveshjen e strehimit të emigrantëve, me 93 vota pro dhe 61 kundër.

Sipas marrëveshjes emigrantët do të zbarkojnë në portin e Shëngjinit dhe do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit, gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali. Investimi me vlere 653 milionë euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor të vitit 2023.