Ballina Kosovë Mallëngjyese/ Jakup Krasniqin e viziton në Hagë mbesa e tij e parë:...

Mallëngjyese/ Jakup Krasniqin e viziton në Hagë mbesa e tij e parë: Qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit

35
0

Një vizitë speciale ishte ajo e pak ditëve më parë për ish-kryeparlamentarin e Kosovës Jakup Krasniqi, i cili vijon të mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Për herë të parë ai takoi mbesën e tij të vogël

“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, shkruan Gresë Krasniqi në një postim në Facebook.

Prej 2020 Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen të arrestuar në Hagë ku po gjykohen nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Gjyqi ka nisur në prill të 2023. Që të gjithë akuzohen për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara, janë kryer midis afërsisht marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri. Qe të gjithë i kanë hedhur poshtë akuzat