Ballina Sport Perla e Granit Xhakës i jep trofeun e dytë Bayer Leverkusen

Perla e Granit Xhakës i jep trofeun e dytë Bayer Leverkusen

23
0

Pas Bundesliga-s, Bayer Leverkusen ka arritur të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë. Granit Xhaka ka qenë heroi i skuadrës së Alonsos në finalen e fituar 1-0 ndaj Kaiserslautern.

U duk një ndeshje e lehtë për Leverkusen ndaj skuadrës që e mbylli kampionatin në vendin e 13 në kategorinë e dytë, kur Granit Xhaka shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 16. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fundin e pjesës së parë, atëherë kur Kossounou i la kampionët e Gjermanisë me një lojtar më pak, pas dy të verdhëve.

Pavarësisht kësaj, skuadra e Xavi Alonsos arriti ta menaxhojë mirë golin e Xhakës, duke siguruar trofeun e dytë sezonal.