Ballina Politika Reagon gazetarja e njohur: Edi Rama nuk është as fashist, as mirënjohës,...

Reagon gazetarja e njohur: Edi Rama nuk është as fashist, as mirënjohës, as italofil, është vetëm pragmatist

413
0

Gazetarja e njohur Fatjona Mejdini, ka reaguar rreth debatit të përfshirjes së Edi Ramës në zgjedhjet evropiane duke përdorur si mekanizëm kartën e emigrantëve.

Vizita e Melonit në Tiranë disa ditë para zgjedhjeve dhe përdorimi i kartës së emigrantëve të huaj prej saj, ka shqetësuar rivalët e saj dhe kundërshtarët e Edi Rammës, duke lëshuar një lum akuzash.

Mejdini shkruan:

“Edi Rama nuk është as fashist, as mirënjohës, as italofil, është vetëm pragmatist. Vendimi për t’i lejuar Italisë të ndërtojë kampe në Shqipëri për emigrantët nga vendet e Afrikës është një lëvizje e kalkuluar diplomatike për ta pajisur Shqipërinë me fuqinë që të jep përdorimi i emigrantëve si armë, të cilën (fatkeqësisht) mund ta përdorësh për të shantazhuar dhe përfituar më shumë nga BE. Rama ka parë sesi emigrantët po përdoren si armë nga vende anëtare ose jo në BE dhe tashmë do pjesën e tij të kekut!”