Ballina Sport Tenis/ Carlos Alcaraz është ‘Mbreti’ i ri i Parisit, fiton Roland Garros...

Tenis/ Carlos Alcaraz është ‘Mbreti’ i ri i Parisit, fiton Roland Garros për herë të parë

36
0

Carlos Alcaraz është ‘Mbreti’ i ri i Parisit. Spanjolli fitoi Roland Garros 2024 duke mposhtur Sascha Zverev në finale me rezultatin 3-2 (6-3, 2-6, 5-7, 6-1, 6-2) në një sfidë që zgjati më shumë se katër orë.

Ky është titulli i parë i spanjollit në Roland Garros dhe i treti Grand Slam në karrierën e tij.

Në një finale të turbullt në të cilën të dy lojtarët shfaqën formën e tyre më të mirë, 21-vjeçari spanjoll e nisi mirë, por humbi dy setet e radhës nga Zverev; për të rikuperuar më pas.

Me titujt e Grand Slamit në të tria terrenet në tenis, Alcaraz po vendos pretendimin e tij për të qenë ylli i gjeneratës së ardhshme të sportit, edhe pse Jannik Sinner do të jetë numri një i ri në renditje për meshkuj.