Ballina Europë Vajzat e Putinit bëjnë një paraqitje të rrallë publike, ja çka raportoi...

Vajzat e Putinit bëjnë një paraqitje të rrallë publike, ja çka raportoi media ndërkombëtare

19
0

Vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, sipas “CNN”, kanë bërë një paraqitje të rrallë publike gjatë kësaj jave, derisa kanë marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, besohet të jenë mbi 30 vjeçare, dhe janë vajzat e Putin nga martesa e tij me ish-gruan Lyudmila, me të cilën u divorcuan në vitin 2013, pas rreth 30 viteve martesë.

Putin kishte pretenduar se vajzat e tij punojnë në shkencë dhe edukim dhe se ai ka edhe nipër e mbesa, megjithatë, nuk i ka dhënë kurrë emrat e tyre.

Katerina Tikhonova, vajza e Putin dhe drejtuesja e iniciativës Innopraktika, ka qenë pjesëmarrëse virtualisht në këtë forum gjatë së enjtes.

Paneli, siç shkruan “CNN” u moderua nga moderatori dhe propagandisti i shquar i Putin, Vladimir Soloviev.

Tikhonova u sanksionua nga ShBA-të dhe Britania e Madhe në prill të vitit 2022, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, për punën e saj në përkrahje të ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Vajza tjetër, Maria Vorontsova, e cila po ashtu është e sanksionuar, ka folur në një panel të premten po ashtu rreth bioteknologjisë.

Analistët besojnë që disa nga pasuria e Putinit, mund të jetë e fshehur në llogaritë bankare të familjarëve të tij.

Fondacioni anti-korrupsion i liderit opozitar të ndjerë, Alexey Navalny, në janar kishte njoftuar se sipas një hulumtimi të tyre, Vorontsova ka fituar më shumë se 10 milionë dollar mes viteve 2019 dhe 2022, si punonjëse e një kompanie medicinale.

Putin në vazhdimësi ka mbajtur të fshehta detaje rreth vajzave të tij dhe jetës familjare, gjë që analistët thonë se e bënë për t’u paraqitur “më i fortë”.

Ai më herët ka thënë se vajzat e tij nuk janë të përfshira në politikë dhe “jetojnë jetë të zakonshme”.

Vorontsova raportohet se është e martuar me një biznesmen danez, dhe se çifti, besohet që jetojnë në një banesë 3.3 milionë dollarëshe në Holandë. Një villë multimilionëshe po ashtu ka qenë e lidhur me Tikhonovën, e cila është blerë nga ish-bashkëshorti i saj, Kirill Shamalov.