Ballina Politika Bllokoi foltoren në seancën plenare/ Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë...

Bllokoi foltoren në seancën plenare/ Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi

31
0

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten.

Sekretariati i Etikës u mblodh pasi grupi i Partisë Socialiste kërkoi masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës.

PS kërkoi masë për Gazmend Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Palokan dhe Ervin Salianjin.

Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten.

Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.

Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.