Ballina Aktualitet Shqiptari kapet në aeroportin anglez me 1700 pako me cigare, ishin kontrabanduar...

Shqiptari kapet në aeroportin anglez me 1700 pako me cigare, ishin kontrabanduar nga Rinasi

28
0

Një shqiptar është ndaluar në aeroportin e Lutonit, në Britaninë e Madhe pasi në çantë iu gjetën 1700 pako me cigare kontrabandë.

Policia thotë se 38 vjeçari nga Burreli kishte kaluar nga aeroporti i Rinasit.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas” informoi sot policia e shtetit.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Paketa” ishte si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit

Pakot me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.