Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar grupin e Sali Berishës, ndërsa komentonte vendimin e Apelit që i dha vulën ish-kryeministrit. “Pse ‘gjykatat’ e Edi Ramës ja dhanë vulën Sali Berishës?”, tha me ironi Spahiu i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Maresela Karapanço.
Rama është regjisori i këtij teatri. Dy aktorët janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pse gjykatat e Ramës i dhuruan sot vulën Sali Berishës? Pse vendosën që kryetari i opozitës të jetë Berisha?”, tha Spahiu.