Ballina Europë Përfshihet nga flakët kulla me 22 kate, 60 zjarrfikës në vendin e...

Përfshihet nga flakët kulla me 22 kate, 60 zjarrfikës në vendin e ngjarjes

32
0

Dhjetra zjarrfikës u thirrën për të shuar zjarrin në një bllok banesash në qendër të Londrës, ndërsa katër persona u dërguan me urgjencë në spital.

Pamjet tregojnë një zjarr të furishëm në banesën në katin e tretë të një blloku banimi 22-katësh në rrugën Commercial në Spitalfields, Tower Hamlets.

Rreth 60 zjarrfikës dhe tetë makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje këtë pasdite.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se një banesë me katër dhoma u shkatërrua nga zjarri.

“Unë isha duke punuar afër ndërtesës dhe vumë re se kishte një zjarr matanë rrugës”, tha një dëshmitar.

“Kishte shumë njerëz që shikonin dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.”

Ndërsa origjina e zjarrit nuk dihet ende dhe po hetohet, kalimtarët e rastit pohojnë se flakët janë shuar brenda 45 minutave, pasi oficerët e kontrollit kanë marrë 21 thirrje lidhur me zjarrin.

Brigada e zjarrfikësve përdori një shkallë rrotulluese 32 metra për të ndihmuar në luftimin e zjarrit nga lart.