Ballina Europë Nga bisedimet te kërcimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane gjatë samitit të...

Nga bisedimet te kërcimi, Meloni kërcen vallen popullore italiane gjatë samitit të G7

21
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbyllur me një kërcim një prej ngjarjeve të shumta të lidhura me G7-ën.

Në videon e postuar nga kryeministrja italiane në rrjetet sociale pas tri ditëve të G7 në Borgo Egnazia të Pulias, ajo shihet duke kërcyer “pizzica-n”, një kërcim tipik popullor pulian.

Në videon e shëprndarë në rrjetet sociale shihet edhe shtrëngimi i duarve me Papa Françeskun, fotot me drejtuesit, koncerti i Andrea Bocellit.

Dhe përfundon me kryeministrin që kërcen nën ritmin e “pizzica-s”.

“Ishte një nder për Italinë që organizoi dhe priti G7. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme“, ka shkruar ajo në postimin shoqërues të videos e cila u bë menjëherë virale.