Ballina Lifestyle Xhensila Myrtezaj bën njoftimin e rëndësishëm për publikun, ja për çfarë bëhet...

Xhensila Myrtezaj bën njoftimin e rëndësishëm për publikun, ja për çfarë bëhet fjalë

0
17

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka njoftuar se kënga e saj e re do të publikohet sonte dhe do vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin e Noizyn.

“Lamtumirë” mban emrin projekti që do lançohet për pak orë, derisa Xhensila tha se e ka përshpejtuar procesin e publikimit, pasi që sipas saj, fansat mezi po presin.

Titulli i këngës lë për të dëshiruar, nëse mund të jetë një dedikim për ish bashkëshortin e saj, komedianin Bes Kallaku.

Kjo pasi që vetëm pak muaj më parë ajo publikoi “Lotët”, për çka u aludua gjerë e gjatë se teksti i këngës është i frymëzuar nga jeta e saj personale.

Gjithsesi, e presim “Lamtumirën” e Xhensilës.