Ballina Lifestyle Aktorja: Jam dehur për herë të parë në moshën tetë vjeçare

Aktorja: Jam dehur për herë të parë në moshën tetë vjeçare

9
0

Cara Delevingne kujtoi se ishte dehur në dasmën e tezes së saj kur ishte vetëm tetë vjeçe.

Ndërsa reflektonte mbi betejat e saj prej dekadash me abuzimin me substancat, ylli i “Suicide Squad”, 31 vjeçe, mendoi përsëri për martesën e tezes së saj në 2001 gjatë një interviste me ‘Sunday Times’ të publikuar më 7 korrik.

“Unë u deha atë ditë”, tha ajo. “Isha tetë vjeçe, çfarë moshe e çmendur për t’u dehur”.

Delevingne, e cila ka qenë esëll që nga viti 2022, pranoi se iu drejtua substancave për ta ndihmuar në kohë të vështira.

“Mendoja se droga dhe alkooli më ndihmuan ta përballoja”, tha ajo për median, për People.

“Por ata nuk e bënë, më mbajtën të trishtuar dhe super të dëshpëruar. Ndjehem sikur e kam kthyer fuqinë time dhe nuk po kontrollohem nga gjëra të tjera”.

Pavarësisht se është në një rrugë të re, Delevingne nuk e ka problem të shoqërohet me të tjerët që pinë gjatë ahengjeve dhe festivaleve.