Ballina Kronika Shiste drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 17-vjeçari. Policia sekuestron...

Shiste drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 17-vjeçari. Policia sekuestron shuma parash, doza kanabisi dhe…

11
0

Një 17-vjecar është arrestuar nga efektivët e Policisë pasi dyshohet se përgatiste, e ndante në zona dhe më pas e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Teksa ka rënë në pranga, efektivët kanë sekuestruar disa shuma parash, celularin dhe çelësin e një mjeti.

Ndërkohë që 17-vjeçari ka përfunduar në pranga, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3, u finalizua operacioni policor i koduar “Shop”.

Vihet në pranga një 17-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një çelës automjeti dhe një celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë  kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shop”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 17-vjeçari, banues në Kamëz.

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular. Materialet i kaluan Prokurorisë.