Ballina Bota Sondazhi i ri, favorizohet Hillary Clintonin

Sondazhi i ri, favorizohet Hillary Clintonin

11
0

Një sondazh i ri brenda Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se presidenti Joe Biden vazhdon të jetë rival i afërt me Donald Trumpin, por në rrezik që t’i humbë zgjedhjet – ndërsa kanë dalë emra të rinj që po rriten në sondazhe. Sondazhi kombëtar, i kryer nga “Bendixen & Amandi” pas dështimit në debatin e parë me Trumpin, e vë presidentin Joe Biden me 42 për qind, ndërsa Turmpin me 43 për qind aktualisht në garën për president. Siç ka raportuar “Politico”, nga ky sondazh kanë dalë emra të rinj befasues e një prej më të pëlqyerve është emri i ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton, 76-vjeçare.

Nga 86 për qind e të anketuarve që kanë parë të plotë ose pjesërisht debatin, vetëm 29 për qind mendojnë se Bideni ka kapacitetin mendor dhe fizik për të shërbyer edhe për katër vjet në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 61 për qind mendojnë se ai s’ka kapacitete. Vetëm 33 për qind thonë se ai duhet të vazhdojë të jetë i nominuar i Demokratëve, ndërsa 52 për qind besojnë se ai duhet të tërhiqet. Vetëm gjysma e demokratëve mendojnë se Bideni duhet të jetë i nominuar ose se është fizikisht dhe psiqikisht i gatshëm për të shërbyer edhe për një mandat.