Ballina Kuriozitete WhatsApp së shpejti do t’ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë...

WhatsApp së shpejti do t’ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme, falë funksionit Live Translate

11
0

Nëse jeni një nga dy miliardë përdoruesit e WhatsApp-it, së shpejti mund të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme.

Kjo për shkak se WhatsApp, ndoshta aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, së shpejti mund të bëhet shumë më i zgjuar dhe të lejojë përdoruesit të përdorin funksionin Live Translate.

Shkurtimisht, Live Translate është ajo që mendoni se është: funksioni “dëgjon” atë që folësi thotë dhe pothuajse menjëherë e përkthen atë në një gjuhë që mund ta kuptoni.

Qëllimi është që ju, le të themi, një folës i anglishtes, të jeni në gjendje të komunikoni me shokun tuaj nga Koreja pa ditur asnjë prej jush ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare, shkruajnë mediat e huaja.

Normalisht, mund të përballeni me sfida për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur njëri-tjetrit.

Këtu hyn Live Translate. Duke përdorur teknologjinë e avancuar të AI, ai mund të përkthejë pothuajse menjëherë gjuhën e folur ose të shkruar.

Bëhet e ditur se funksioni Live Translate i Samsung mbështet gjithsej 16 gjuhë.

Në prill, tre shtesat e reja ishin: arabisht, indonezisht dhe rusisht.

Ato bashkohen me gjuhën kineze, angleze, frënge, italiane, japoneze, koreane, polake, portugeze, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze.