Ballina Lifestyle ‘Shkencëtarja’ më s*ksi në botë zhytet me peshkaqenët, por fansat i kërkojnë...

‘Shkencëtarja’ më s*ksi në botë zhytet me peshkaqenët, por fansat i kërkojnë tjetër gjë

10
0

Nuk është hera e parë që fansat e asaj që njihet si “shkencëtarja më seksi në botë” i kërkojnë asaj veshë sa më pak rroba, por Rosie Moore i shtoi më shumë pritshmëritë kur njoftoi publikun për një program të ri televiziv me peshkaqenë.

Bashkë me studiuesin Dr Craig O’Connell, Moore njoftonte në rrjetin Instagram promovimin e serialit të ri ‘Tërbim peshkaqeni: Lojra çiftimi’, i cili nisi të transmetohej dje.

Si zakonisht fansat në komente i luteshin bukuroshes të tregonte trupin e saj, por Moore i kishte kërkuar të hiqnin dorë nga kërkesat e paarsyeshme dhe i ftonte të shijonin programin e peshkaqenit.

Mbështetësit e saj reaguan me mirëkuptim. “Mezi pres të shikoj programin!” shkruante një prej tyre .. “Nuk kam parë asnjëherë një program me peshkaqen, do të nis t’i shikoj për të mësuar gjëra të reja”.

Studiuesja tërheqëse nga Florida kohët e fundit foli mbi epitetin që i kane vënë mediat “shkencëtarja më seksi në botë”.

Ajo ankohej për numrin e madh të artikujve të shkruar mbi të dhe natyrën seksuale të tyre duke thënë se nuk ishte diçka që kishte kërkuar.

“Nuk dua që njerëzit të kenë atë perceptim për mua, veçanërisht pasi ka shumë studiues seriozë që ndjekin punën time. Njerëzit nuk e kanë problem të komentojnë mbi pamjen time”.

Por Moore pranon se jo gjithçka është lajmi keq për të. “Ka pasur dhe shumë vajza që më shkruanin duke më thënë ‘dua të jem si ti’, apo disa gazeta që më quanin një Lara Croft e botës reale,” tregon e reja.

“Kam mësuar të përshtatem me të, edhe pse më parë nuk ka pasur shkencëtare që i quani seksi. Si për shembull Velma e serialit Scooby Doo, kështu që ngushëllohem me faktin që ndoshta e bëj shkencën më tërheqëse për vajzat e vogla”.