Ballina Kosovë Haradinaj ofendon rëndë Kurtin: E gjuan gurin, e vjedh popullin në mënyrën...

Haradinaj ofendon rëndë Kurtin: E gjuan gurin, e vjedh popullin në mënyrën më të poshtër

46
0

Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë fajësuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj për nënshkrimin e kontratës me Contour Global, ka reaguar ky i fundit.

Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti çdo ditë po dëshmon se është edhe kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër.

“Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ka pohuar se është vet Albin Kurti i cili e la Kosovën edhe pa 500 MW energji

“Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MË energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.