Mbrojtësi i Spanjës, Dani Vivian i doli në mbrojtje shokut të skuadrës Cucurella-s, i cili u vërshëllye nga tifozët gjermanë të pranishëm në “Allianz Arena” në ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës në EURO 2024.
Në prononcimin e dhënë për mediet, Vivian e konsideroi turp sjelljen e tifozëve gjermanë.
“Mendoj se është turp ajo që ndodhi. Asnjë lojtar nuk e meriton një trajtim të tillë.
Mendoj se të vish në një stadium dhe të ofendosh një lojtar është mungesë respekti për dikë që thjesht po bën punën e tij”-tha mbrojtësi.