Ballina Rajoni Zjarr i ‘frikshëm’ në periferi të Athinës, shkrumbohen 3 fabrika

Zjarr i ‘frikshëm’ në periferi të Athinës, shkrumbohen 3 fabrika

11
0

Në një nga periferitë më të mëdha të Athinës, Aharnes, një zjarr ka rënë gjatë natës dhe zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e tij.

Zjarri shpërtheu në bimësi të ulët jo shumë larg rrugës Karamanli dhe më pas u përhap duke dëmtuar tre fabrika, raporton Kattimerini.

Është dëmtuar një fabrikë për prodhimin e drurit, si dhe dy të tjera që merren me prodhimin e plastikës dhe letrës.

Vlerësimi përfundimtar i dëmit do të përcaktohet më vonë.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se situata është më e mirë që nga mëngjesi i sotëm, por se operacionet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë.

Banorët vendas morën dy mesazhe me tekst që i këshillonin të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura për shkak të tymit.