Ballina Sport Kryetari i Komunës i del kundër transferimit të Greenwood: Nuk dua që...

Kryetari i Komunës i del kundër transferimit të Greenwood: Nuk dua që klubi im të mbulohet nga turpi

11
0

Olympique Marseille thuhet se ka arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Mason Greenwood, por ky transferim po has në kundërshtime të mëdha.

Kryebashkiaku i komunës së Marseille, Benoit Pavan ka reaguar hapur për një transferim të mundshëm, duke thënë se Greenwood nuk duhet të luaj për skuadrën e tij.

“Sjellja e Greenwood është e papërshkrueshme, e papranueshme. Goditja e gruas së tij. Pashë imazhe që më tronditën thellë. Të sulmosh gruan tënde në këtë mënyrë është e padenjë për një mashkull dhe besoj se nuk mund të ketë vend në këtë ekip”.

“Vlerat e qytetit dhe klubit të Marseille nuk janë asgjë tjetër veç kësaj. Është çdo gjë përveç racizmit, antisemitizmit. Është gjithçka, por… a mund ta imagjinoni dhunën ndaj grave? A e kuptoni këtë? Dhe ai dëshiron të luajë për Olympique de Marseille, Greenwood? Është një turp”.

“Unë do t’i kërkoj presidentit të Olympique de Marseille të mos transferojë Greenwood. Unë nuk dua që klubi im të mbulohet nga turpi i dikujt që godet gruan e tij”.

“Unë nuk dua që klubi im të mbulohet nga hiri i dikujt që godet kështu gruan e tij. Kjo nuk është e pranueshme”, deklaroi i pari i qytetit të Marseille.

Klubi francez është favoriti numër një për t’i siguruar shërbimet e Greenwood, pasi ka ofruar 32 milionë euro për transferimin e tij.