Ballina Sport “Ishte per ty, Franz”, Bayern fiton të parën pas ikjes së legjendës

“Ishte per ty, Franz”, Bayern fiton të parën pas ikjes së legjendës

50
0

Ishte për ty, Franz! Kështu u duk sikur thirrën 75 mijë tifozët në “Allianz Arena” të Mynihut, legjendat Rummenigge e Hoeness në tribunën kryesore dhe futbollistët në fushë.

“Bavarezwt” e Bayern Munich e nderuan kujtimin e legjendës më të madhe të tij dhe të futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, me 1 minutë heshtjeje në prag të sfidës ndaj Hoffenheim në Bundesliga, si dhe me fitoren 3-0.

Jamal Musiala, u lindur në Angli, shënoi dy herë, dhe anglezi “24-karatësh”, Harry Kane, shtoi të tretin. Ishte një përballje që pritej me emocione të fuqishme, e para pas shuarjes së “Kaizerit” që mbylli sytë në 8 janar në moshën 78-vjeçare.

“Bavarezët” u duk sikur luajtën pikërisht për të, edhe pse rezultati mbeti i hapur deri 20 minuta para fundit.

“Për Franz-in, – titullon tabloidja “Bild”, – Bayern fiton në ndeshjen e parë pas vdekjes së Beckenbauer! 75 000 tifozë thonë “mirupafshim”!”

Revista “Kicker” merret me ndeshjen: Rekord i Kane dhe dygolësh i Musiala! Bayern feston fitoren hapëse ndaj Hoffenheim!”

Ja edhe e përditshmja bavareze, “Süddeutsche Zeitung”: Minutë heshtjeje për Beckenbauer dhe 3 gola! Bayern fiton ndaj Hoffenheim!”

Agjencia e specializuar për statistika, “Opta”, raporton se Kane barazoi rekordin e Robert Lewandowski, me 22 gola në gjysmën e parë të kampionatit, ndërsa mund ta kalojë polakun sepse ka edhe një ndeshje deri në mbyllje të fazës së parë.

Gerd Muller realizoi më pak në epokën e tij!

Bayern ka tani 41 pikë në 16 ndeshje, duke vazhduar të rivalizojë me Bayer Leverkusen për titullin kampion..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu