Ballina Opinion Popull spiun dhe patriot

Popull spiun dhe patriot

51
0

Nga Kalosh Çeliku 

Nuk jemi popull vetëm shqiptar Historik, por jemi popull edhe spiun dhe patriot. Veten, duke e shpallur para kamerave televizive si “ptriotë” me flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare, nateditë për pushtet dhe poste partiake. Edhe, duke i manipuluar dhe nxjerrë nxënësit e shkollave fillore me flamuj kuqezi, veshur me tirqi e xhamadan dhe plisa të bardhë në rrugë, kur ato me vite nuk kanë tekste dhe lektyra shkollore.

si ministër në Qeveri, që posa hip në pushtet, nuk ua hap edhe çerdhet fëmijëve, ende të lënë pa strehë në mëshirën e rrugëve. Shkaku, se: i ka ndërtuar ish Partia Politike Shqiptare në pushtet?! Edhe, mbjellin disa fidane para kamerave televizive me lopata në duar, parqeve si politikanë dhe kryetarë të komunave, që i kanë prerë me mijëra pemë, që i mbolli sistemi komunist. E sot, po ua fusin sëpatat dhe sharrat politike mes parqeve për ndërtimin e pallateve të biznesit personal, familjar dhe partiak.

Një ditë para 28 Nëntorit dola nëpër “Bita-Pazar”. Rrugës kryesore të Komunës “Çairit” me bërllok, i pash dy flamuj të “vëllazërim – bashkimit” qafë për qafe që grisen e kalben nëpër bandere (shtylla) me muaj e vite. E, nuk hip kush t’i zbresë nga banderet.

Vit, kur kryetari komunës Gostivarit Rufi Osmani, e ngriti dhe nuk e zbriti një muaj para komunës edhe pas kërcnimeve policore. Dhe, e dënuan me disa vite burg. Përmëtepër, edhe i shkepën çotek banorët e pafajshëm të asaj komune edhe me viktima. Aksion policor, kur Branko Cërvenkovski para kamerave televizive ua bëri shqiptarëve me gishtin e madh të dorës djathtë: kokëteposhtë.

Sot, flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare kuqezi, nuk e zbret askush nga banderet. Partitë Politike Shqiptare në pushtet dhe opozitë, hipin e zbresin nga pushteti me flamurin kuqezi shqipar, duke e lënë dhe nëpërkëmbur të kalbet nëpër bandere.

Edhe, këtë 28 Nëntor, shqiptarët e festuan me flamuj në duar e hedhur krahëve, dhe e përcollën me këngë dhe valle të pëçrarë nëpër sheshe para këmbëve të Kalit të Skënderbeut: në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Zakonisht, siç i frekuentoj kafenetë e Shkupit Historik, u ndala në një kafene të zakonshme para këmbëve të Filipit të Maqedonisë për ta pirë një gotë raki rrushi “hallall” me dy qe zgjedhe edhe një kalë përpara t’i lëroj arat e Babait.

Lokali para Dite feste të 28 Nëntorit plotë e përplotë me mysafirë: maqedonas e shqiptarë. Edhe, nga “Ballkani i hapur”. Herë pas here hynin e dilnin kalimtarë rasti. Mes tyre edhe rrufjanë. Edhe, bisedonin kokë më kokë, duke provokuar njëri – tjetrin. Zëri i tyre i pakontrolluar arrinte edhe deri tek veshët e mi matanë tavolinës.

Gjithë bisadat e tyre ishin politike, një ditë para 28, dhe 29 Nëntorit. E provokonin nëjri – tjetrin për avansime me poste partiake. E, unë rastësisht isha ulur në një tavolinë në hyrje të derës. Edhe pse, zakonisht e kam tavolinën time nëpër taverna, që i vizitoj herë pas here në Shkup. Kamarierët, para syve mi kalonin plotë tepsi me ushqime dhe pije “hallall” në ndonjë zyrë partiake për ditën e Nesërme, që e festonte ndonjë parti politike shqiptare në poshtet. Ose, opozitë. Nuk e di, kush festonte birucave të institucioneve të Qeverisë “vëllazërim-bashkimit: pozita, apo opozita?!

Dikur, pasi e piva “hallallin”, mu mërzitën bisedat e tyre provokative politike partiake, dhe dola nga lokali.

Rrugës, si gjithmonë më priste përpara dyqnit një “lypës” me dyqan edhe në rrugë. Personazh i shkrimeve të mia publicistike. Përdallim, nga lypësit e Shkupit, që i kemi përditë me kamionë rrugëve të Shkupit, dhe romët me trumbeta e muzika te “Ura e Gurit” me këngë patriotike për UÇK –ën.

Personazhi im letrar, nuk u lypë kalimtarëve, por politikanëve. Dhe, pasi u përshëndetëm ia dhamë dorën njëri – tjetrit, më pyeti:

-Nesër, është 28 Nëntori, Dita Festive e Flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenare?

Partitë politike të “vëllazërim-bashkimit” në pushtet e mbushën sheshin e Skënderbeut me flamuj kuqezi, plisa, këngë dhe valle?

– Jo i përgjigjem. Eshtë, pasnesër Festa e Flamurit kuqezi, 29 Nëntori.

– E, kush ka më shumë pare?

Qesh. Dhe, i përgjigjem: 29 Nëntori…