Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.
Ministri nuk ka mundur të përfundojë dot intervistën e tij, dhe programi ndërpreu transmetimin menjëherë pasi ai është ndjerë keq.
Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje të rëndë.
“Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv e u dërgua në urgjencë pa ndjenja. Ajo që dihet tani është se është në gjendje të rëndë”, ishin fjalët e Lonçar për televizionet sebe.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë me të që nga minuta e parë.
Vuçiç përcolli një mesazh mbështetjeje për Glisiç në rrjetet sociale. “Guxo, prit! Nuk ka dorëzim”, shkroi ai në Instagram.