Ballina Kosovë Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të sëmundjes PPR

97
0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka vendosur një masë të përkohshme ndalese për importin e deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Sipas autoriteteve, vendimi është marrë pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.

AUV u ka bërë thirrje komunave të Kosovës në zonat kufitare me Shqipërinë që, përmes drejtorive të bujqësisë, të vendosin masa strikte kufizuese për lëvizjen e bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitar.

Po ashtu, fermerët që mbajnë dele dhe dhi janë udhëzuar t’i mbajnë tufat nën mbikëqyrje dhe të shmangin çdo kontakt me kopetë e fermerëve nga Shqipëria, për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes.