Ballina Aktualitet SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

105
0

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH Ervis Berberi.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “pastrim produktesh”.

Dënimi i ulët 1/ 3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

SPAK kërkoi edhe dënim plotësues që për 5 vite mos ushtrojë asnjë funksion publike.

Në qershor të 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi se ka çuar në gjyq ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberin dhe 21 persona të tjerë, si të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.