Ballina Kronika Hapën parcela në pyll dhe mbollën hashash, arrestohen 2 persona, ja çfarë...

Hapën parcela në pyll dhe mbollën hashash, arrestohen 2 persona, ja çfarë u sekuestrua gjatë aksionit!

66
0

Parcela të hapura në pyll rishtazi dhe të mbjella me lëndë narkotike u zbuluan nga policia në Librazhd, ndërsa në pranga ranë dy persona të dyshuar.

Operacioni i koduar “Faza e parë” u krye në zonën e fshatit Xhyrë.

Burime zyrtare thanë sot (20 prill) se në zonën e pyllëzuar ishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë kanabisi. Pasi u asgjësuan fidanët, u sekuestrua automjeti me të cilin autorët shkonin në këtë zonë, dhe 3 celularë.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”. Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë”, thanë burime zyrtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.