Ballina Sport Kriza te Reali: mbledhje urgjente, Arbeloa dhe Carvajal flasin para ekipit

Kriza te Reali: mbledhje urgjente, Arbeloa dhe Carvajal flasin para ekipit

65
0

Situata te Real Madridi po vazhdon të jetë e tensionuar dhe klubi ka provuar të reagojë menjëherë.

Sipas raportimeve nga Spanja, dje është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme brenda skuadrës për ta analizuar momentin e vështirë.

Në qendër të takimit kanë qenë trajneri Álvaro Arbeloa dhe kapiteni Dani Carvajal, të cilët e kanë marrë fjalën për t’ia dhënë një mesazh të qartë grupit.

Qëllimi i mbledhjes ka qenë rikthimi i unitetit dhe reagimi pas rezultateve zhgënjyese, në një sezon që rrezikon të mbyllet pa trofe dhe me shumë kritika ndaj skuadrës.

Arbeloa ka kërkuar përgjegjësi dhe përqendrim maksimal nga lojtarët në këtë fazë vendimtare të sezonit, duke e theksuar rëndësinë e reagimit të menjëhershëm në fushë.

Ndërkohë, Carvajal – si një nga liderët e dhomës së zhveshjes – ka ndërhyrë për ta motivuar grupin dhe për ta rikthyer shpirtin e ekipit, në një moment ku atmosfera nuk është më ajo e zakonshmja për klubin madrilen.

Mesazhi i përbashkët ka qenë i qartë: sezoni nuk ka përfunduar dhe Real Madrid duhet të reagojë menjëherë për ta shpëtuar atë që është ende e mundur.

Ky takim tregon se brenda skuadrës ka një përpjekje për ta rikthyer stabilitetin dhe për ta shmangur një kolaps total në javët e fundit të sezonit.