Ballina Kronika Digjet makina e parkuar në Kukës, e pësojnë dhe dy mjete ngjitur....

Digjet makina e parkuar në Kukës, e pësojnë dhe dy mjete ngjitur. Çfarë thotë policia

72
0

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kukës, ku disa automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacionit paraprak, në lagjen nr. 5 ka rënë zjarr në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht.

Ndërkohë, dy automjete të tjera të parkuara pranë tij kanë pësuar dëmtime të pjesshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti.

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.